Katër persona janë vrarë dhe dy fëmijë janë plagosur kur një person i armatosur i veshur me rroba të kamufluara i qëlloi me pushkë, pasi kishte për cak një shkollë fillore në Shtetet e Bashkuara.
I dyshuari pas disa minutave shkëmbim zjarri me policinë, është qëlluar për vdekje nga forcat e rendit, transmeton Telegrafi.
Dëshmitarë okularë në shkollën në Rancho Tehama në pjesën veriore të Kalifornisë, kanë deklaruar se kishin dëgjuar mbi 100 të shtëna afër portës kryesore të shkollës.
Policia dhe dëshmitarët kanë njoftuar se të shtënat kishin filluar brenda një shtëpi për të zhvendosur “luftën” në shkollë, ku si pasojë e pësuan disa nxënës që ishin brenda klasës. Raportohet se në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë 6-vjeçare.
Një burrë i cili tha se bashkëbanuesi i tij është vrarë nga fqinji e ka përshkruar të dyshuarin për sulm si “person të çmendur”. /Telegrafi/
Rancho Tehama Road completely blocked off by crime tape. pic.twitter.com/UfFSlZwQxJ
— Sara Stinson (@SaraStinsonNews) November 14, 2017
Ranch Tehama road closed due to shooting. pic.twitter.com/qyl7gmtxol
— Jim Schultz (@JimSchultz_RS) November 14, 2017
Rancho Tehama Road still closed. pic.twitter.com/aLZYjeND5v
— Jim Schultz (@JimSchultz_RS) November 14, 2017
Here's another photo. pic.twitter.com/X1NcSivKKI
— Jim Schultz (@JimSchultz_RS) November 14, 2017