Site icon Telegrafi

Të shtëna armësh mbi urën e famshme të Londrës, raportohet për një të vdekur

Policia metropolitane ka bërë të ditur që zyrtarët policor po merren me një incident në urën e Londrës këtë pasdite, pas njoftimeve për të shtëna, transmeton Telegrafi.

Policia e armatosur dyshohet se ka qëlluar për vdekje një burrë që ishte me thikë në urën Londrës, ndërsa turmat u panë duke ikur nga vendi i ngjarjes.

Njerëzit në kryeqytet mund të dëgjoheshin duke bërtitur këtë pasdite, ndërsa pamjet nga skena treguan një person të shtrirë në tokë, përcjell Telegrafi.

Dëshmitarët thanë se dukej se kishte një përleshje në anën jugore të urës me disa burra që sulmuan një burrë tjetër.

Korrespondenti i BBC-së, John McManus i tha BBC News se kishte dëgjuar disa të shtëna me armë në urë në Londër.

“Vetëm disa minuta më parë isha duke ecur nëpër urën e Londrës në bregun jugor”, tha ai.

“Duket se kishte një luftë në anën tjetër të urës, me disa burra që sulmuan një njeri”.

“Policia pastaj arriti shpejt, përfshirë policinë e armatosur, dhe më pas një numër të shtënave u dëgjuan.

‘Policia tani ka pastruar urën, të gjithëve u është thënë të lëvizin prapa, por duket se ka edhe të shtëna tjera.

“Unë nuk mund të shoh se çfarë po ndodh tani sepse ne jemi larguar nga rruga, por ka të shtëna që po ndodhin, dhe ju me siguri dëgjoni sirenat e policisë.

 

Exit mobile version