LAJMI I FUNDIT:

Të rinjtë ukrainas duke prodhuar dronë, janë bërë shtylla kryesore e luftës kundër Rusisë

Të rinjtë ukrainas duke prodhuar dronë, janë bërë shtylla kryesore e luftës kundër Rusisë

Për të rinjtë ukrainas, prodhimi i dronëve për vëzhgim dhe shkatërrim, në bodrumin e një shtëpie në afërsi të frontit në DOnbas, është një luftë guerile e “gjeneratës së re”, shkruan AFP.

Në mungesë të dritës së mjaftueshme, 29-vjeçarët me nguti lidhin komponentët elektronikë të shpërndarë nëpër tavolina me ndihmën e laptopëve dhe dokumenteve, derisa ariterlia dëgjohet në prapavijë. Dhoma tjetër për rregullimin e pajisjeve ku përfshihet rregullimi i dronëve, duke përdorur pjesë rezervë nga dronët që janë shkatërruar në luftë kundër rusëve, transmeton Telegrafi.


Ndërkohë në një qilar, 19-vjeçari që quhet Varnak i shndërron granatat e dizajnuara që të lansohen nga lansuesit, në bomba që hidhen nga dronët.

“Vetëm u shtoni krahët dhe ua ndryshoni sistemin e shpërthimit”, tha ai derisa vazhdimisht i dhuronte gazetarit një buzëqeshje.

“Unë e menaxhoj eksplozivin në këtë pjesë. Punojmë me granata që i shndërrojnë në mjete shpërthyese nga shtëpia”, shtoi i riu që i është bashkuar njësisë që kishte bërë thirrje për rekrutim në Twitter.

Ai i përshkruan mesazhet e personalizuara për armiqtë në bombat miniaturë, përfshirë “fitore dhe urime ditëlindjen” si dhe “njerëzit që jetojnë pa liri kanë shije të keqe”.

Në garazhin e shtëpisë, platforma e mbuluar me elektronikë është montuar në katër rrota nga ku ndërtohen dronët kamikazë që mund të bartin minën kundër tankut apo çfarëdo lloji të eksplozivit.

Një prej pjesëtarëve të njësisë “Aktor”, ka qenë student në fakultetin teknik Igor Sikorsky në Kiev kur Rusia filloi pushtimin e këtij vendi në shkurt. Sot bartë uniformë dhe punon në robotikë për të përfunduar në kohë dronët kamikazë.

Për të, me këtë teknologji mund ta bëjnë dallimin në luftë në Ukrainë, pasi “lufta e sotme – është luftë e gjeneratës së re”.

“Më nuk luftojnë njerëzit me armë, por me mjete robotike me nivel shumë të lartë teknik. Pse do të shtinte një ushtar në një tjetër, kur keni robotin që mund të transportojë tonelata eksplozivë nga depot e municionit”, thotë 22-vjeçari.

Themeluesi dhe lideri i njësisë Zmiy, veteran i luftës që filloi luftën në vitin 2014 në Donbas në lindje të Ukrainës, bartë syze dhe kapelë bejsbolli të dekoruar me flamurin amerikan. Ai thotë se njësia përbëhet nga 40 burra e gra.

Pjesë kryesore e ekipit të tij janë veteranët sikurse është edhe ai vet. Sipas tij, të gjithë të tjerët që shpikin pajisje u janë bashkuar përmes thirrjes në Twitter – thjesht janë vullnetarë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori