LAJMI I FUNDIT:

Të rinjtë harrojnë librin, i “mashtron” interneti!

Të rinjtë harrojnë librin, i “mashtron” interneti!

Studenti i shkencave kompjuterike, Lokman Musliu, thotë se lidhja me internetin është aq e ngushtë sa që nuk mund të “agjërojë” asnjë ditë pa klikuar ndonjë ueb-faqe. Në të shumtën e rasteve kërkon të dhëna për qëllime profesionale, por nuk mund të rrijë pa shfrytëzuar edhe rrjetet sociale, një “sëmundje” prej të cilës vuajnë të rinjtë. Sociologu Shemsi Krasniqi thekson komunikimi me “chat” e mundëson shumëfishimin e komunikimeve në nivelin global, por në të njëjtën kohë lidhja virtuale është kah e sakaton edhe gjuhën, e edhe kulturën e komunikimit në përgjithësi.

Ndërkohë, studenti Lokman Musliu mendon se të rinjtë shqiptarë nuk janë të pasionuar shumë pas zhvillimeve të teknologjisë.

“Nëse ndodh të del në ‘shesh’ ndonjë ide e re, inovative dhe që ndryshon shumë gjëra, do të kuptohet më shumë nga ata që janë në të njëjtën fushë, sesa nga opinioni i gjerë publik”, ka thënë Musliu për Telegrafin.


Ai thekson se çdo ditë ka diçka të re në fushën teknologjike, ndërsa ndonjëherë këtë e kanë pak vështirë ta ndjekin disa profesorë më të vjetër. Por, më ndryshe është puna me të rinjtë, të cilët e pasurojnë materialin çdo herë me zhvillimet më të reja.

Musliu thekson se në fakultet, bashkë me një koleg është duke punuar për zhvillimin e sistemit operativ Linux, i cili do t’ju ofrojë më shumë siguri kompanive dhe do të jetë pa licencë.

“Nuk do ketë nevojë për formatime, apo servise të ndryshme, sepse është i bazuar në ‘Linux’ e do të jetë ‘Virus-Free’. Qëllimi i këtij projekti është krijimi i një platforme të re dhe të veçantë për klientët që do të shfrytëzohet vetëm për punë”, ka thënë Musliu.

Sipas tij, kjo është një risi në trojet shqiptare, një prej atyre projekteve që sikur dëshmon se interneti nuk shfrytëzohet nga të rinjtë shqiptarë vetëm për të biseduar “kili-mili” në Facebook e rrjetet tjera sociale.

Ndërkohë, sociologu Shemsi Krasniqi thekson se Interneti e ka ndërruar krejt botën, e patjetër se edhe shoqërinë shqiptare.

Ai mendon se braktisja e librit nën invazionin e internetit cilësohet të jetë dëmi më i madh për të rinjtë.

“Interneti ofron informata dhe mundësi të panumërta, por duket se atë që e ofron libri, fisnikërimin e mendjes dhe të shpirtit, interneti nuk e ofron. Madje interneti, sidomos tek të rinjtë, gati më shumë e rrezikon sesa që e mundëson fisnikërimin shpirtëror”, ka theksuar Krasniqi.

Sipas Krasniqit, ftohtësia e relacioneve njerëzore vjen për shkak të distancës fizike, vetmisë, stagnimit ose reduktimit të lëvizjeve, virtualitetit dhe ikjes prej realitetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori