Kërkesën për karantinimin e plotë të qytetit të Prilepit, Komisioni për Sëmundje Infektive do ta shqyrtojë të premten.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski, i cili tha se situata me Covid-19 në Prilep është alarmante. Kërkesën për karantinë e ka bërë kryetari i komunës, Ilija Jovanovski.

“Do të duhet që nga mbledhja të dalin hapat e ardhshëm, mënyrat, masat dhe gjithçka që do të ndërmerret në Prilep për të zvogëluar përqindjen e të infektuarve me Covid-19”, pohoi Arsovski.

Në Prilep që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gjithsej 2.688 raste me Covid-19, ndërsa aktualisht ka 982 raste aktive./Telegrafi/

Kërkohet që qyteti i Prilepit të hyjë në karantinë Kërkohet që qyteti i Prilepit të hyjë në karantinë