LAJMI I FUNDIT:

Të paktën shtatë persona u vranë nga sulmet me raketa ruse në Zaporizhzhia

Të paktën shtatë persona u vranë nga sulmet me raketa ruse në Zaporizhzhia

Të paktën shtatë persona u vranë kur disa raketa goditën qytetin e Zaporizhzhia në Ukrainën jugore të enjten, sipas një zyrtari ukrainas.

Oleksandr Starukh, kreu i administratës ushtarake rajonale të Zaporizhzhia, ndau përditësimin në një postim në Telegram.


Starukh paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritet, pasi pesë persona janë ende të zhdukur. Ai tha gjithashtu se të paktën 21 persona janë shpëtuar dhe se ekuipazhet janë ende duke punuar për të gjetur të tjerë.

Zyrtarët ukrainas akuzuan Rusinë për shënjestrimin e qëllimshëm të civilëve, raporton cnn.

Ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba, tha se të paktën shtatë raketa ruse “goditën njerëzit që flinin të qetë në shtëpitë e tyre”.

Zaporizhzhia është një qytet i madh në Ukrainën jugore, jo shumë larg vijës së frontit, dhe vendi i një termocentrali bërthamor që komuniteti ndërkombëtar po e shikon me kujdes.

Një pjesë e rajonit më të gjerë është e pushtuar nga forcat ruse.

Presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi masat këtë javë për të aneksuar katër rajone të Ukrainës, përfshirë Zaporizhzhia, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Evropa
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Kalo në kategori