Të paktën 31 persona u vranë të enjten nga të shtënat masive në një qendër ditore për fëmijë në një provincë verilindore të Tajlandës, tha një zëdhënës i policisë.
Viktimat përfshinin fëmijë dhe të rritur, tha policia në një deklaratë, duke shtuar se autori i armatosur ishte një ish-oficer policie dhe kërkimi për të arratisurin është duke u zhvilluar, transmeton Telegrafi.
Kryeministri ka paralajmëruar të gjitha agjencitë që të ndërmarrin veprime dhe të kapin fajtorin, tha një zëdhënës i qeverisë.
Sulmi thuhet që ndodhi në Nong Bua Lamphu, në veri-lindje të vendit. /Telegrafi/