LAJMI I FUNDIT:

Të njëjtën kohë shkruan me dy duar – në dy gjuhë të ndryshme (Video)

Të njëjtën kohë shkruan me dy duar – në dy gjuhë të ndryshme (Video)

Njëzetekatërvjeçarja kineze Chen Siyuan, ka një talent të pabesueshëm. Ajo në të njëjtën kohë mund të shkruaj me të dy duart, dhe atë në dy gjuhë të ndryshme. Derisa me njërën dorë shkruan në gjuhën kineze, me tjetrën shkruan në gjuhën angleze.

Siyuan po ashtu mund të shkruaj në drejtime të ndryshme, ndërsa është në gjendje që t’i shkruaj dy fjali të ndryshme kur shkruan ndonjë tekst apo poezi.

Talentin e saj ajo e zbuloi rastësisht, teksa mundohej të kryente më shpejtë detyrat e shtëpisë në gjuhën angleze.


"Kur isha në shkollë të mesme, pa vetëdije nisa të shkruaj me të dy duart, teksa synoja t’i bëj më shpejtë detyrat e shtëpisë tuaj. Shokët e mi u befasuan dhe u përpoqën të më kopjonin, por asnjëri nuk ia doli”, tha Siyuan. /Telegrafi/