Në Kosovë kanë mbetur vetëm edhe 97 mijë e 933 vaksina kundër COVID-19, e në ditën e martë pritet të fillojë vaksinimi masiv në nivel vendi.
Deri më tani në Kosovë përmes programit COVAX dhe Bashkimit Evropian si donacion kanë ardhur gjithsej 196 mijë 210 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Më 28 mars kanë ardhur 24 mijë doza AstraZeneca- donacion i COVAX, pastaj më 04 maj kanë ardhur 4.680 vaksina Pfizer-donacion i BE-së, më 12 maj, 38,400 vaksina AstraZeneca-donacion i COVAX, më 18 maj, 3.510 vaksina Pfizer donacion nga BE. Kurse, më 27 maj kanë ardhur 100,620 vaksina Pfizer nga fondacioni COVAX, 15,000 doza nga Mekanizmi i Bashkimit Evropian për Ballkani Perëndimor dhe më 10 qershor kanë arritur edhe 10,000 vaksina donacion i Kroacisë, nga aleanca COVAX.
Koordinatori i Qendrës së vaksinimit “1 Tetori”, Niman Bardhi sot në një konferencë për media, tha se data 15 qershor është definitive për fillimin e vaksinimit masiv të popullatës.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në mbledhjen e qeverisë më 28 mars, pati thënë se plani i vaksinimit në masë nënkupton administrim e një numër shumë më të madh të vaksinave brenda 1 muaji në Republikën e Kosovës që mendohet mes 300, 400 mijë vaksinave në muaj.
Nga 196 mijë 210 vaksina të ardhura në Kosovë, deri sot janë dhënë rreth 99 mijë doza. Kurse, për vaksinimin masiv mbesin vetëm edhe 97 mijë e 933 doza të vaksinave.
E nëse shikohet numri i vaksinave që kanë mbetur dhe planin që përmend ministri Vitia për të vaksinuar 300 apo 400 mijë persona në muaj, i bije që vaksina të ketë vetëm në javën e parë të vaksinimit masiv.
Lidhur me këtë çështje, KosovaPress ka kontaktuar zëdhënësin e MSh-së, Faik Hotin por ai nuk ka qenë i qasshëm.
Përndryshe, deri tash dihet se MSh ka blerë edhe mbi 1.2 milion doza të vaksinave të cilat do të arrijnë deri në fund të vitit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Dita e dytë e fushatës për zgjedhjet kuvendare, politikanët kërkojnë vota edhe në diasporë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel