Një video që është shfaqur në internet thuhet se tregon një vajzë ruse duke qarë në mënyrë të pakontrolluar, ndërsa babai i saj hip në një autobus për t’iu bashkuar luftës në Ukrainë në mes të shtytjes së mobilizimit masiv të Vladimir Putinit.

Presidenti rus “ka hapur rrugën” që deri në 1 milion rusë të rekrutohen në forcat e armatosura dhe të dërgohen për të luftuar në Ukrainë.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë një fëmijë, në dukje një vajzë, duke bërtitur – por nuk shihet – pas një prej rekrutëve që thotë: “Baba, mirupafshim. Të lutem kthehu. Baba, mirupafshim, baba… Baba…?”.

Reklama

Fëmija qan pa ngushëllim ndërsa babai i saj – diku në një grup burrash – largohet ngadalë, ndoshta për të mos u kthyer më kurrë.

Reklama

Një pretendim ishte se këta burra – të cilët janë afër kufirit të Ukrainës në rajonin e Belgorodit – do të ishin të parët nga të saporekrutuarit në front, por të gjithë supozohet se së pari duhet të kenë të paktën një muaj trajnim.

Të mërkurën, despoti njoftoi se 300,000 njerëz me përvojë të mëparshme luftarake ose aftësi të specializuara do të dërgohen në vijën e frontit në Ukrainë, ku grupet e para do të shihen duke përshëndetur të dashurit e tyre.

Reklama

Në njoftim megjithatë nuk përmendet kërkesa për përvojë të mëparshme luftarake dhe nuk vendos kufizime se kush mund të thirret, përveç atyre që janë shumë të moshuar, të sëmurë ose në burg – duke hapur derën për pothuajse këdo që mund të thirret. /Telegrafi/

Reklama