Postet, lakmia, titujt, gradat i kanë helmuar shpirtrat e njerëzve. Kjo ndjenjë e ka barrikaduar tërë vendin, aq sa nuk del njeri, as institucion që ka autoritet të ndërpres këtë dukuri.
Interesi, postet, na kanë bërë cinikë, të ashpër e të këqij. Mendojmë shumë e ndjejmë shumë pak. Ne duhet ta çmojmë njëri-tjetrin më shumë se sa interesin për poste, pasuri, makina, vila dhe gjëra tjera që nuk kanë shpirt. Më shumë se shkathtësi na duhet mirësi dhe butësi. Pa këto kualitete, jeta do të jetë e dhunshme dhe gjithçka do të humbas arsyen.
Atyre që më besojnë dhe që më dëgjojnë, u them: Mjerimi që tash është mbi ne nuk është asgjë tjetër veçse kalimi i lakmisë – hidhërimit të njerëzve që i frikësohen progresit njerëzor. Vjen koha kur urrejtja e njerëzve do të kalojë dhe diktatorët do të vdesin, ndërsa fuqia që ata morën nga populli do t’i kthehet popullit. Dhe përderisa njerëzit vdesin, liria kurrë nuk do të shuhet.
Ne jemi taksapagues të mirë, rojtarë të mirë, ushtarë të dëgjueshëm! Mos e lejoni vetveten që këta njerëz që ju përçmojnë, ju skllavërojnë, që ju kontrollojnë jetët tuaja, t’ju tregojnë çfarë të bëni, çfarë të mendoni e çfarë të ndjeni! Ata ju stërvitin, ju trajtojnë si bagëti, ju përdorin si lecka për një përdorim. Përmbahuni e mos lejoni që t’ju manipulojnë! Ju keni familje, Ju nuk jeni ushtarë, Ju nuk jeni bagëti, Ju jeni njerëz, Ju keni dashurinë e njerëzimit në zemrat tuaja, Ju nuk urreni, vetëm të pa dashuruarit urrejnë!
Një nga sekretet e lirisë dhe demokracisë është të kuptosh se bota dhe njerëzit në të, nuk mund t’i ndryshosh, por nuk mund të presim që ata të ndryshojnë, ose të besojmë se një ditë do të bëhet mirë. Nëse ndokush duhet të ndryshoj, ata jemi ne. Ndryshimi në vetvete mund t’ju duket si një urdhër i nivelit të rreptë, por në realitet, ashtu si ne që i shpalosim marrëdhëniet me të tjerët, edhe ata do të shpalosen ndaj neve, dhe me botën në përgjithësi.
Kërkoni, bëjeni oazën brenda vetes. Oaza është brenda njeriut, ajo oazë e brendshme është për të gjithë njerëzimin! Atje ti je sovran! Ju njerëz e keni besimin dhe fuqinë. Besimi krijon lumturinë dhe gëzimin. Ju, njerëz shprehni interesimin, aktivizohuni. Ju keni fuqinë ta bëni këtë jetë të lirë dhe të bukur, ta bëni këtë jetë të mrekullueshme, duke qenë i lirë, sovran në brendinë tënde.
Prandaj, në emër të lirisë dhe demokracisë, le ta përdorim këtë fuqi të brendshme, dhe le të bashkohemi të gjithë! Të luftojmë për një botë të re, një botë të mirë që do t’ua jep njerëzve mundësinë të punojnë, rinisë një të ardhme, të moshuarve siguri. Le të luftojmë për një botë të arsyes, një botë ku shkenca dhe progresi do të na shpijnë te lumturia e të gjithë njerëzve. Në emër të besimit dhe të demokracisë, le të bashkohemi të gjithë!”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Arrestohet zëvendëskryeministri kroat, Josip Dabro

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?