LAJMI I FUNDIT:

Do të kërkohet ashpërsim i masave në Tetovë

Do të kërkohet ashpërsim i masave në Tetovë

Në Tetovë rritet numri i të infektuarve me coronavirus. Nga Instituti për Shëndet Publik thonë se virusi po përhapet për shkak të mosrespektimit të masave qeveritare, mos-mbajtja e distancës sociale dhe mbledhja e qytetarëve para bankave, shitoreve dhe tregjeve.

Nga ISHP thonë se nëse qytetarët vazhdojnë që t’i injorojnë masat, do të kërkojnë masa shtesë nga Qeveria, përcjell Telegrafi Maqedoni.


53 raste të reja me coronavirus në Maqedoni
Lexo po ashtu 53 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

“Rreth 138 persona janë testuar si persona që dyshohen apo kanë pasur kontakt me të infektuar, ndërsa 96 persona ndodhen në izolim shtëpiak, me vendim nga Inspektorati Shëndetësor”, thotë Naim Skenderi nga ISHP.

Ai sqaroi se në Tetovë nuk respektohen rekomadnimet qeveritare dhe për këtë shkak vazhdon të rritet numri i të infektuarve. Tani në Tetovë edhe një polic ka rezultuar pozitiv në testimin për coronavirusit.