Futbollisti i Saint Gallen, Albert Bunjaku, është i vetëdijshëm se afrimi i futbollistëve shqiptarë të Zvicrës tek Kosova është shumë i rëndësishëm.
Vetëm një ditë para datës kur do mësohet rreth anëtarësimit të Kosovës në UEFA, sulmuesi i përfaqësueses kosovare në një intervistë me gazetën zvicerane Blick, ka thënë se nëse Xhaka dhe Shaqiri vijnë në Kosovë do të ishte “fantastike”.
“Do të ishte gjë e madhe nëse ata luajnë për Kosovën. Lojtarë të tillë bëjnë gjëra të mëdha ngado që shkojnë”, tha ish-sulmuesi i Nurenbergut.
Ai e pranoi se Xhaka,Shaqiri apo Tarashaj do ta ndihmonin së tepërmi Kosovën, në të kundërtën “ata i kanë kushtet e mira tek Zvicra” dhe se i gjithë vendimi është në duart e tyre, transmeton insajderi.
Vetëm pak ditë më parë futbollisti i Watfordit dhe Zvicrës, Valon Behrami tha se ai nuk do ta ndërroj përfaqësuesen zvicerane për atë kosovare.
Bunjaku u shpreh i lumtur me inkuadrimin e Kosovës në Kognresin e UEFA-s, duke thënë se e tërë Kosova do t’i gëzohet këtij lajmi.