Të hyrat për nëntë muaj u rritën për 4 %

Ministri i Financave, Bedri Hamza theksoi se veçoritë kualitative të këtij raporti janë ngritja substanciale e të hyrave krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak dhe ngritja në kategorinë e investimeve kapitale. “Pranimet gjatë nëntëmujorit të vitit 2011, duke mos përfshirë grandet e përcaktuara të donatorëve si dhe fondet në mirëbesim, janë 933.1 milionë euro dhe paraqesin 74 për qind të pranimeve të përgjithshme vjetore të planifikuara, ndërsa kemi një rritje prej 4 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, tha Ministri Hamza.
Ndërsa, sa i përket pagesave Ministri Hamza tha se gjatë nëntëmujorit të vitit duke mos përfshirë grandet e përcaktuara të donatorëve si dhe fondet në mirëbesim, “kanë qenë 902.7 milion Euro dhe paraqesin 60 për qind të planit të përgjithshëm vjetor”.
Në fund të prezantimit Ministri Bedri Hamza , tha se gjendja e Bilancit të fondeve deri më 30 shtator 2011 është 317.6 milionë euro. “Gjendja fillestare e fondeve të Buxhetit të Republikës së Kosovës në vitin 2011 ka qenë 290.8 milionë euro, si rezultat i mbledhjes ma të madhe të të hyrave se sa shpenzimeve gjatë kësaj periudhe kemi rritje të bilancit të fondeve për 27.8 milionë euro”, tha Ministri Hamza.
Dogana ka realizuar planin vjetor 72 për qind duek mbledhur 590.9 milionë euro, apo 16 për qind më shumë se në përiudhën e njëjt të vitit të jkaluar. Kurse ATK-ja ka mbledhura 193.4 milionë euro, me një rrije prej 22 për qind më shumë se sa në përiudhën e njëjt të vitit 2010.
Të hyrat vetanake komunale janë në shumë prej 36.9 milionë euro ose 63 për qind të planit vjetor, ndërsa krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak ka rritje prej 10 për qind. Kurse ato të nivelit qendror janë në shumë prej 36.3 milionë euro ose 66 për qind të planit vjetor, ndërsa krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak kemi ulje prej 9 për qind.
Pranimet jo tatimore qeveritare janë në shumë prej 34.7 milionë euro ose 76 për qind të planit vjetor, ndërsa krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak kemi ulje prej 5 për qind. Pranimet nga Dividenda janë në shumë prej 60.0 milionë euro.
Ndërkaq, pagesat gjatë kësaj periudhe kanë qenë 902.7 milionë euro dhe paraqesin 60 për qind të planit të përgjithshëm vjetor.
“Bilanci i fondeve me datë 30 shtator 2011 është 317.6 milionë euro. Gjendja fillestare e fondeve të Buxhetit të Republikës së Kosovës në vitin 2011 ka qenë 290.8 milionë euro, si rezultat i mbledhjes ma të madhe të të hyrave se sa shpenzimeve gjatë kësaj periudhe kemi rritje të bilancit të fondeve për 27.8 milionë euro”, ka treguar ministri i Financave Bedri Hamza. /Telegrafi/

































