Jemi në javën kur fillon Serie A, Chievo Juventus është ndeshja e parë, e planifikuar të luhet të shtunën në ora 18:00.
Pas ndeshjes hapëse nga kampionët aktual, adhuruesit e futbollit vazhdojnë me ndeshjen e madhe në Olimpico mes Lazios dhe Napoli.
Ndërsa e diela fillon me Torino-Roma, pastaj nga 20:30 luajnë Milan-Genoa, Sassuolo-Inter e shumë tjera.
Por, në xhiron e parë përveç lojtarëve të lënduar, fatin për të luajtur nuk do ta kenë edhe ata të skualifikaurit për shkak të kartonëve të numëruar nga sezoni i fundit.
Më poshtë keni listën e lojtarëve që do të mungojnë:
Lazio: Lucas Leiva, Senad Lulic dhe Patric
Torino: Cristian Ansaldi
Cagliari: Joao Pedro dhe Darijo Srna
Milan: Hakan Calhanoglu
Parma: Emanuele Calaio
Fiorentina: Jordan Veretout
Sampdoria: Gianluca Caprari
/Telegrafi/