LAJMI I FUNDIT:

Të gjithë kundër Gruevskit

Të gjithë kundër Gruevskit

Korrupsioni, pushteti gjakatar, tiparet diktatoriale, mizoria, nacionalizmi antishqiptar, tmerri “Shkupi 2014”, varfëria, diskriminimi mbi baza etnike dhe fetare, janë fakte që flasin se ky sistem aktual me kryeministër Nikolla Gruevskin po e degradon Maqedoninë.

Duke qenë se e keqja është e pranishme tek Gruevski përmes faktesh të provuara, atëherë forcat që duhet t’i kundërvihen regjimit të tij duhet të jenë të shumta, madje pa dallime etnike, fetare apo racore.
Përgjimet e nxjerra në dritë nga Zoran Zaevi kanë dëshmuar fytyrën e vërtetë të Gruevskit, një person i cili ka ngritur një sistem që nuk e ka për gjë të vrasë, dhe që sipas përgjimeve, nëse Prokuroria do të funksiononte siç duhej, kryeministri do të duhej të dënohej me së paku 40 vite burg. Kjo, pasi siç shkruante gazeta “Fokus”, në përgjime del se Gruevski ka kryer vepra të ndryshme penale.

Protesta e opozitës, LSDM-së, me çka u përcoll në media nga Shkupi, ndër të tjera përcillte mesazhin e rrallë se ky regjim “i vret” të gjithë në jetën e përditshme, qofshin maqedonas, shqiptarë, pakicë turke, serbe apo rome.


Nga ana tjetër, bashkimi i partive kryesore politike shqiptare, BDI-së dhe PDSH-së, do të ishte gjëja e duhur, nëse ky bashkim do të ishte realisht kundër Gruevskit dhe nëse këto dy parti do të ishin në gjendje të kryenin një reformim radikale brenda-partiak sa të jenë krejtësisht të pastra. Mirëpo, duke u nisur nga ajo çka kanë dëshmuar përgjimet, vështirë se dy partitë janë të pastra dhe vështirë të besohet se bashkimi i BDI-së me PDSH-në sjell për rrjedhojë bashkim për idealin kombëtar të shqiptarëve në Maqedoni.

Ajo që është me rëndësi sot, është se të jesh kundër politikave të Gruevskit do të thotë të jesh në anën e drejtë, kundër krimit, korrupsionit, nepotizmit, nacionalizmit antishqiptar. Të jesh kundër Gruevskit do të thotë të jesh në anën e parimeve njerëzore, të atyre parimeve që kërkojnë triumfin e vlerave demokratike. Të jesh kundër Gruevskit do të thotë të jesh kundër pasurimit të një pjese të vogël të shoqërisë, të lidhur ngushtë me interesa politike dhe ekonomike që sigurohen nga pushteti. Të jesh kundër Gruevskit, do të thotë të jesh kundër bllokimit të Maqedonisë në NATO dhe në BE dhe kundër orientimit për nga politikat pro-ruse, të cilat vihen re jo pak tek qeverisja e kryeministrit maqedonas.

Andaj, duhet sot të jemi kundër Gruevskit, kundër sistemit shtypjes të ngritur nga ai.

Në trend

Më shumë
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Magazina
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

Magazina
Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Botë
Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Magazina
Kalo në kategori