LAJMI I FUNDIT:

Të gjithë e dinë rëndësinë e ujit, por a e dini cili është ideali për fëmijët në Kosovë?

Të gjithë e dinë rëndësinë e ujit, por a e dini cili është ideali për fëmijët në Kosovë?

Pirja e ujit në sasi të mjaftueshme është tretmani më i mirë i mbajtjes së lëngjeve. Kur trupi ka me pak ujë e konsideron këtë si sinjal për mbijetesë dhe fillon të mbaj edhe pikën më të vogël. Është rekomanduar që njerëzit duhet të konsumojnë rreth 2 litra ujë, nga i cili mund të kemi shumë përfitime shëndetësore:

– Pa pasur sasi të mjaftueshme të ujit trupi nuk mund t’i metabolizojë yndyrat e ruajtura në mënyrë efektive
– Uji na ndihmon të ruajmë një temperaturë të shëndetshme të trupit
– Zhduk glukozën e tepërt
– Përmirëson funksionin tuaj kognitiv
– Ndihmon në mirëmbajtjen e duhur të elasticitetit të muskujve duke ju ofruar atyre aftësinë e natyrshme të tkurrjes dhe duke parandaluar dehidrimin
– Pirja e ujit është esenciale në humbjen e peshës
– Me pirjen e ujit kripa e tepërt kalon në veshkë ku sodiumi i tepërt largohet

Këto janë përfitimet shëndetësore të ujit për mbarë njerëzimin, por kur kemi të bëjmë me shëndetin e më të dashurve tonë akoma më shumë shtohet rëndësia e tij, sepse uji është element thelbësorë për rritjen dhe zhvillim e fëmijëve.

Sipas eksperteve rekomandohet që fëmijët të kenë gjithmonë një shishe ujë me vete dhe t’i shtyni ata sa më shumë qe ta konsumojnë atë, madje një formë efektive të cilën ata e propozojnë është organizimi i lojërave të ndryshme që përfshijnë përdorimin e ujit, kjo i ndihmon fëmijët të kuptojnë më lehtë se sa i rëndësishëm është uji për rritjen e tyre.

Përgjithësisht rekomandohet që fëmijët të pinë gjashtë deri në tetë gota lëngje, në mënyrë ideale çdo ditë. Ai është element themelor për mirëqenien e tyre dhe zhvillimin psiko – fizik, e në veçanti për funksionet e trurit dhe intelektit.

Nëse vëreni fëmijën tuaj se ka vështirësi në kryerjen e detyrave, ndjehet i lodhur dhe nuk është i përqendruar, keni kujdes sepse fëmija juaj nuk është duke pirë ujë sa duhet.

Andaj për t’i shmangur gjërat e tilla gjithmonë duhet të kemi kujdes në përzgjedhjen e produkteve për më të dashurit tanë, zgjedhe cilësorin, zgjedh atë që të gjithë fëmijët e duan, ujë San Benedetto të cilin mund ta gjeni vetëm në Super Viva.

Artikull i sponzorizuar