LAJMI I FUNDIT:

Të gjithë ata që marrin steroide, le t’i zhveshin brekët dhe të shikojnë mirë: Është zbuluar çfarë i bën pjesës tjetër të trupit!

Të gjithë ata që marrin steroide, le t’i zhveshin brekët dhe të shikojnë mirë: Është zbuluar çfarë i bën pjesës tjetër të trupit!

Steroidet janë produkte sintetike të bëra nga hormoni mashkullor – testosteroni

Përgjigjja përse disa meshkuj i përdorin është në atë që në mënyrë artificiale të përshpejtojnë rritjen e indeve qelizore në muskuj, dhe ata bëhen më të mëdhenj dhe më të fuqishëm.


Mirëpo, ekziston edhe ana tjetër e medaljes!

Ekspertët, krahas anëve pozitive, domethënë rritjes së masës muskulore, kanë zbuluar edhe anët e dëmshme.

Disa meshkuj të cilët kanë marrë steroide janë ballafaquar me akne të shumta, aq më shumë në shpinë, me probleme me gjumin, prostatën, tretjen, humbjen e flokëve, rritjen e shtypjes së gjakut, rritjen e kolesterinës dhe me efektet më të rrezikshme anësore – ato janë zvogëlimi i organit gjenital, simbolit më të madh të maskulitetit.

Një studim amerikan ka zbuluar që te disa meshkuj organet gjenitale janë zvogëluar, gjë që është lidhur drejtpërdrejt me rënien e libidosë dhe të prodhimit shumë të ulët të spermatozoideve. Ndërsa problemet me prostatën dhe me disfunksionin erektil kanë qenë vetëm simptoma shoqëruese.

Ekspertët gjithashtu kanë konstatuar që te 90% e meshkujve të intervistuar është shfaqur steriliteti.

FDA paralajmëron se rreziku i dëmtimit të mëlçisë është i lidhur me përdorimin e steroideve anabolike dhe steroideve sintetike të ngjashme me anabolikët.

Produktet në treg si shtesa që përmbajnë steroide anabolike janë një rrezik i vërtetë për përdoruesit.

Prandaj, përpara se të përdorni steroide (përmes injeksioneve, pilulave ose përgatitjeve të tjera), bisedoni me mjekun tuaj dhe nëse i përdorni tashmë, përpiquni t’i reduktoni ose të konsumoni sasi të mëdha uji për të eliminuar efektet e tyre negative nga trupi. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori