LAJMI I FUNDIT:

Me të gjitha asetet e nevojshme për hapjen e një biznesi ky lokal mund të shfrytëzohet edhe si zyre ID-147

Në mendjen tuaj për një kohë mund ta keni menduar gjatë hapjen e një biznesi.

Ky biznes mund të jetë menduar në fushën e tekstilit, estetikës, kozmetikës, aksesorëve të ndryshëm, studio për dekor ose dhurata etj.

Pavarësisht se për çka mund t’a keni menduar, me lokalin e duhur gjithçka mund të bëhet e mundur. Procesi i gjetjes së lokalit mund të jetë paksa i komplikuar por me ndihmën dhe me ndërmjetësuesin profesional, mund t’a gjeni shumë shpejtë.

Duke qenë pjesë e një kompleksi banesor shumë të njohur në qytetin e Prishtinës e që në atë pjesë ka hapur biznese të tjera që shpesh frekuentohen nga njerëz të ndryshëm, frekuentim që sjell shumë avantazhe edhe për biznesin tuaj njëkohësisht, ky lokal do të ishte thjeshtë perfekt për ju.

Lokali gjendet në lagjen Mati 1, më saktësisht në rrugën “Sokol Sopi” dhe posedon një sipërfaqe prej 54.3m2.

Lokali zotëron të gjitha asetet e duhura duke filluar nga sipërfaqja, lokacioni, mirëmbajtja e tij etj, për të plotësuar të gjitha kushtet për hapjen e një biznesi.

Ndër të tjera meqë është pjesë e një kompleksi banesor e gjendet në një lokacion të sigurt ju mund ta shfrytëzoni edhe si zyre juridike apo zyre për sigurime.

Çmimi për m² 1,850 euro.

 

 

 

LOKALI NË SHITJE:

Sipërfaqja  54.3m²

Në lagjen Mati 1, Rruga “Sokol Sopi”, Prishtinë.

Çmimi për m² 1,850Euro

ID-147

Për më shumë informacione kontaktoni në:

E-mail: realestate@telegrafi.com

Nr.tel: 048 90 90 90

Më shumë