LAJMI I FUNDIT:

Të fshehura në kuti bananesh, në Mal të Zi kapen qindra kilogramë kokainë

Të fshehura në kuti bananesh, në Mal të Zi kapen qindra kilogramë kokainë

Ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Sergej Sekuloviq, ka përgëzuar autoritetet kompetente për një aksion të suksesshëm më 12 janar, ku u kapën qindra kilogramë kokainë.

Ai nuk dha më shumë detaje për këtë aksion të zhvilluar në Podgoricë.


Më herët gjatë ditës, deputeti nga partia në pushtet, Marko Millaçiq njoftoi përmes një postimit në Twitter se kishte pranuar fotografi të pakove me banane, ku besohet se ishte fshehur kokaina, nga punëtorët e një depoje të zinxhirit të dyqaneve “Voli”.

Policia dhe Zyra e Prokurorisë Speciale ende nuk kanë dhënë detaje se sa është sasia e kokainës që u kap.

Po ashtu, as menaxhmenti i kompanisë “Voli” ende nuk ka reaguar.

Prokuroria tha se më 13 janar do të dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me këtë aksion.

Kjo është hera e dytë në gjashtë muajt e fundit që në Mal të Zi kapet sasi e madhe e kokainës.

Në gushtin e vitit të kaluar, Budimir dhe Marina Krstoviq u arrestuan në Podgoricë nën dyshimin se kishin qenë pjesëmarrës në kontrabandimin e 1,400 kilogramë kokainë, që po ashtu u gjetën në pako të mbushura me banane.

Lidhur me këtë rast, në dhjetor Prokuroria ngriti aktakuzë.

Po ashtu, në qershor të vitit 2018, zyrtarët doganorë të Malit të Zi gjetën mbi 38 kilogramë kokainë gjatë një inspektimi rutinor të një kontejneri të mbushur me banane, që po transportohej nga Ekuadori. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori