LAJMI I FUNDIT:

Të fortët e PDK-së nuk e pranojnë dënimin me burg

Të fortët e PDK-së nuk e pranojnë dënimin me burg

Dy ish-kryetarët e dënuar me burg, Xhabir Zharku i Kaçanikut dhe Bajrush Xhemajli i Ferizajt, me gjithë dënimet e shqiptuara me burg ndaj tyre, festat e fundvitit pritet t’i presin jashtë grilave.

Derisa Xhemajli do të vazhdojë të jetë afër familjarëve të tij pa probleme me organet e rendit, kolegun e tij, Zharkun, është duke u bërë ndjekur policia. Ai është arratisur dhe vendndodhja e tij ende nuk dihet, shkruan “Koha Ditore”.

“Jemi duke e kërkuar në vazhdimësi, por deri më tash nuk kemi rezultate. Ne kemi planin tonë të veprimit si për përcjellje, vëzhgim, mbledhje të informatave të vendndodhjes…, dhe jemi duke e kërkuar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.


E për vendndodhjen e Xhabir Zharkut informacione nuk ka as djali i tij, Mërgimi, i cili vazhdimisht paraqitet në telefonin e të atit që nga arratisja e tij.

“Nuk e di ku është, nuk e kam pa. E a pret Vitin e Ri me neve a jo është problem personal”, ka deklaruar Mërgimi, djali i Xhabir Zharkut.

E ndryshe, nga Zharku, i dënuari tjetër, ish kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemajli do ta presë Vitin e Ri, pa frikë se mund të arrestohet, ani pse atë, Gjykata e Qarkut në Prishtinë e ka dënuar me dy vjet e gjysmë burg për vepër penale të rrezikimit të trafikut publik, që për pasojë pati vdekjen e një të riu.

Xhemajli do të qëndrojë i lirë të paktën deri më 31 dhjetor të këtij viti, pasi kështu ka vendosur Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila së fundmi ka vendosur masë të përkohshme të ekzekutimit të dënimit me burg prej dy vjet e gjysmë për Xhemajlin.

Gazeta ka provuar të martën të vë kontakt me Xhemajlin, por ai nuk iu është përgjigjur thirrjeve të shumta të redaksisë.

Kushtetuesja e kishte marrë vendimin me arsyetimin se do ta shqyrtojë parashtresën e Xhemajlit me të cilën pretendon se i janë shkelur të drejtat elementare për gjykim të drejtë dhe nuk janë marrë për bazë faktet e mbrojtjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori