Site icon Telegrafi

“Të duam deri në qiell”, dedikimi i Fatmir Spahiut për ditëlindjen e bashkëshortes

Fatmir Spahiu (Foto: Instagram)

Aktori nga Gjilani, Fatmir Spahiu, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Ai shpesh ndan me fansat postime të ndryshme, gjersa nuk mungojnë të tilla edhe nga përditshmëria.

I njëjti së fundmi i ka bërë një dedikim bashkëshortes së tij, Zanës, me rastin e përvjetorit të lindjes.

“Shumë urime për ditëlindje dashuri! Të duam deri në qiell, unë, Lisi dhe Mali. E për të bardhat në kokën time në një rast tjetër flasim”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Fatmir Spahiu

Të shumta kanë qenë edhe urimet që ka pranuar nga miqtë e ndjekësit që mban në Instagram.

Fatmiri dhe Zana përndryshe janë të martuar që shumë vite dhe tanimë janë prindër të dy djemve: Malit dhe Lisit.

Aktori i mirënjohur në anën tjetër numëron projekte të shumta filmike dhe admirohet në masë të madhe nga publiku shqiptar. /Telegrafi/

Exit mobile version