Site icon Telegrafi

Të dielën mblidhet kuvendi i Maqedonisë, do të diskutohet për vërshimet

Kryetari i kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski në marrëveshje me bashkërenduesit e grupeve parlamentare, ka vendosur që më 14 gusht të mbahet seancë e posaçme parlamentare për gjendjen e krijuar pas përmbytjeve, transmeton Telegrafi Maqedoni

Pritet që deri në seancën parlamentare, qeveria të përgatitë një raport informues, për të informuar kuvendin për gjendjen në teren dhe për masat e ndërmarra në drejtim të sanimit të dëmeve./Telegrafi/

Lexo po ashtu Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve në Maqedoni (Foto/Video)
Exit mobile version