LAJMI I FUNDIT:

Të dhënat e OBSH-së, për një ditë regjistrohen më shumë se 176 mijë raste të reja me COVID-19 në botë – numri i përgjithshëm shkon më mbi 10.5 milionë

Të dhënat e OBSH-së, për një ditë regjistrohen më shumë se 176 mijë raste të reja me COVID-19 në botë – numri i përgjithshëm shkon më mbi 10.5 milionë

Të enjten janë regjistruar më shumë se 176 mijë raste të reja me COVID-19 në mbarë botën, kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 10.53 milionë, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Numri më i madh i të infektuarve në botë brenda 24 orëve, ishte regjistruar më 29 qershor kur në total ishin 189 mijë, transmeton Telegrafi.

Në kumtesën e OBSH-së precizohet që më 2 korrik në botë janë konfirmuar 176.102 raste të reja, ku numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 10.533.779.

Gjithashtu thuhet se kanë humbur jetën 512.842 persona. Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Amerikën Jugore dhe atë Veriore.

Gjatë ditës së djeshme atje janë regjistruar 99.202 raste të reja me COVID-19, kurse numri i atyre që kanë vdekur 3.022.

Në Evropë janë shënuar 198.405 raste të reja, ku numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 2.747.810.

Vendi me më së shumti raste me COVID-19 vazhdon të jetë SHBA, ku numri i të infektuarve ka shkuar në 2.616.949, e pasuar nga Brazili me 1.402.041, Rusia me 661.165 si dhe India me 604.641. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori