Site icon Telegrafi

Do të dëshironit edhe ju të ndryshonit ngjyrën e flokëve: Këto pesë nuanca do të jenë trend absolut i kësaj pranvere!

Stilistët e flokëve janë njëzëri, tonimi njëngjyrësh i flokëve nuk është në trend

Këtë sezon trendi është sa më shumë lara dhe sa më interesante aq më mirë. Pos që duken interesante, ngjyrat e reja kanë edhe emra interesantë, transmeton Telegrafi.

Balluke më të shndritshme pranë fytyrës

Ekspertët thonë që balluket më të shndritshme si përkufizim i fytyrës në mënyrën më të thjeshtë flokëve tona u shtojnë dimension të ri, ndërkaq nuk ndryshojnë në mënyrë drastike.

Disa nuanca më të shndritshme të ballukeve në fytyrë tërheqin vëmendjen te sytë, buzët dhe buzëqeshja. Veç kësaj, bashkë me to do të mbani edhe diç nga vera edhe gjatë ditëve të pranverës.

Nuancat kalimtare

Fjala është për ngjyrën me plot tone dhe nëntone, nga e hirta deri te ngjyra krejtësisht e shndritshme. Kjo është nuancë e shkëlqyeshme kalimtare, diku midis flokëve të shndritshme në të gështenjtë dhe të kaltër në të errët me pak të hirtë në të kaltër.

‘Ëmbëlsirë nga pjeshkat’

Kjo ngjyrë e frymëzuar nga deserti ka në vete nuanca ngjyrë të artë dhe të bakërt në bazën e ngjyrës së ngrohtë të vaniljes. Ky kombinim i shkathët i toneve dhe nëntoneve u jep flokëve gjallëri dhe është e lehtë të mirëmbahet, sepse rritja nuk vërehet menjëherë.

Ngrohtësi diellore

Nëse dëshironi ta zbukuroni edhe më shumë jetën tuaj, më së miri është të filloni nga flokët. Nëse edhe më tutje dëshironi ngrohtësinë e diellit veror, mbase kjo nuancë mund t’ju ndihmojë.

Ngjyra e belushit

Nuanca e rubinit dhe e mahagonit të cilat lakohen në flokë me disa tone ciklamini, përfundimisht të gjithë do t’i vërejnë.

 

/Telegrafi/

Exit mobile version