LAJMI I FUNDIT:

A të çmend qëndrimi i gjatë në pushtet?

A të çmend qëndrimi i gjatë në pushtet?
Group of businessman, brown paper bag on head with "CENSORED" word on black crumpled texture

Peter T. Coleman

Një javë pas zemërimit ndërkombëtar që shpërtheu pas aneksimit të Krimesë dhe zhdukjes së aeroplanit të kompanisë Malaysia Airlines – të fluturimit 17, në hapësirën ajrore të kontrolluar nga rebelët prorusë në Ukrainë dhe vdekjes së 298 civilëve – Rusia pa kërkuar falje ka dërguar artileri në Ukrainën “sovrane”. Me viktimat në rritje në terren dhe me rritjen e sanksioneve kundër Rusisë, Vladimir Putini duket i palëkundur në vendosmërinë e tij për të kërkuar pjesën e mëdha të Ukrainës – në veçanti zemrën e saj industriale – nëpërmjet kërcënimit dhe dhunës, e duke mohuar çdo përfshirje humanitare atje.

Kjo ngre dilemën: A është Putini psikotik?


Me një fjalë po. Ndoshta, çuditërisht, kjo nuk është thjesht për shkak të disa të metave fatale apo të çrregullimeve të karakterit narcist, por më tepër një sindromë që rezulton nga fakti që ka pushtet tepër të pakontrolluar e për një kohë të gjatë. Ne e quajmë psikoza e pushtetit, sepse në fakt ajo sjell humbjen e kontaktit me realitetin. Shumë prej despotëve të botës sonë, që janë në krye të shteteve, bizneseve, kulteve, sekteve fetarë, celulave terroriste dhe organizatave kriminale, ndajnë këtë lloj vetëmashtrimi tipik. Në fakt, dekada të tëra studimesh kanë treguar se shumë prej nesh me pushtet – të pasurit, të famshmit, të fuqishmit, të avancuarit politikisht, dhe ata në pozicione me autoritet të lartë – kanë prirjen të bëhen gjithnjë e më të prekshëm nga forma të ndryshme të psikozës së pushtetit.

Ja se si funksionon: sa më gjatë që njerëzit qëndrojnë në pushtet, aq më shumë ata e përpunojnë informacionin në mënyrë abstrakte, i perceptojnë njerëzit e tjerë në terma instrumentalë dhe stereotipa, fitojnë gjithnjë e më shumë vetëbesim dhe frenohen gjithmonë e më pak, bëjnë zgjedhje me më shumë risk, dhe kapaciteti i tyre për arsyetimin kompleks social dhe gjykimin moral reduktohet gjithnjë e më shumë. Ata bëhen gjithashtu më pak të prirë që të adoptojnë këndvështrimin e dikujt tjetër, janë gjykatës më pak të saktë të emocioneve të të tjerëve, dhe informacioni që kanë për vartësit është gjithnjë e më i pasaktë. Madje, ata fillojnë t’i shohin të tjerët si më të vegjël – edhe fizikisht.

Me kalimin e kohës, të pushtetshmit zhvillojnë një ndjesi superoptimizmi; një formë krenarie vetjake ku ndihen se mund të bëjnë apo thonë çfarëdo që ata duan; shpeshherë bëjnë shkelje skandaloze, pasi besojnë se nuk mund të kapen apo ndëshkohen.

Sigurisht, kjo ndodh brenda kulturave, institucioneve dhe normave që i lejojnë të bëjnë të gjitha këto të pakontrolluar. Kur të pushtetshmit e gjejnë veten në mosmarrëveshje me të tjerët, pikërisht aty marrin më shumë jetë iluzionet e tyre. Njerëzit që kanë shumë pushtet ndihen shumë rehat kur përshtatin një stil dominues në një konflikt, dhe shpeshherë e humbasin aftësinë për të reaguar në mënyra të tjera. Ata monopolizojnë kohën e të folurit dhe flasin pa radhë, janë shume më të prirur që të shprehin mendimet e tyre private dhe sjelljet e tyre të vërteta, dhe janë shume më pak ndikues nga sjelljet e shprehura apo nga përpjekjet e të tjerëve për t’i bindur. Ata gjithashtu u kushtojnë më pak vëmendje atyre që kane më pak pushtet, mbivlerësojnë pushtetin e tyre dhe nënvlerësojnë pushtetin e të tjerëve; nuk arrijnë të kuptojnë mjaftueshëm mosmarrëveshjet në të cilat ndodhen dhe janë më të prirë drejt shkeljes se rregullave dhe ligjeve.

Sipas studimeve të kryera në negociata ndërkombëtare të nivelit të larte, studiuesit arritën në konkluzionin se negociatorët e vendeve më të fuqishme, zakonisht neglizhonin të mendonin për dallimet e pushtetit. Nëse e bënin, ata zakonisht vepronin nën supozimin se fuqia e tyre superiore ishte e mjaftueshme për t’i lejuar që të mbizotëronin në negociata dhe, si pasojë, ata i kushtonin shumë pak vëmendje llojeve të veçanta të hapësirave të manovrimit që mund të vinin në veprim kundërshtaret e tyre me më pak pushtet. Si rezultat, ata që kane më shume pushtet, shpeshherë humbasin në negociata dhe konflikt – ata nuk marrin atë që duan, harxhojnë kohë dhe dështojnë në krijimin e vlerave. Ata ngecin në negociata të tipit “merre ose lere”, apo “merre ose vuaj”. Ndryshe nga këta, shumë prej udhëheqësve më të njohur të botes kane mësuar të notojnë kundër kësaj rryme.

Nelson Mandela, Vaclav Haveli, Angela Merkeli, Meri Robinsoni dhe fituesit e Nobelit, Leimah Gbovee dhe Aung San Kyi, për shembull, kane shfaqur përshtatshmëri më të lartë ndaj konfliktit. Në vend që të kapen fort pas metodës “merre ose vuaj”, ata reaguan ndaj mosmarrëveshjeve të ndryshme me strategji të ndryshme, në mënyra që i shkonin përshtat situatës dhe dinin që të vetëpërmbaheshin e të mos konfrontoheshin apo dominonin atëherë kur ishte vërtetë e nevojshme. Me fjalë të tjera, kishin atë që ne e quajmë IQ e lartë në konflikt. Ata i lexojnë situatat më me shumë kujdes, i konsiderojnë objektivat afatshkurtër dhe afatgjatë dhe më pas vënë në zbatim një shumëllojshmëri strategjish të ndryshme me qellim që të rrisim shanset e suksesit për agjendën e tyre. Ata e dinin dallimin mes një mosmarrëveshje të përkohshme dhe një lufte të gjatë. Ata e dinin se kur duhej të qëndronin në rrugën edhe kur duhej të ndryshonin strategjitë.

Ne një seri studimesh të publikuar në Revistën e Sjelljes Organizative, zbuluam se udhëheqësit dhe menaxherët me aftësi të mëdha të përshtatjes kanë nivele më të larta efikasiteti dhe mirëqenieje në punë, të matura këto përmes treguesve të kënaqësisë më punën në përgjithësi, me bashkëpunëtorët, mirëqenien e lidhur më punën, si dhe qëllimet më të ulëta për të lëne punën. Është konkluduar se problemet më të mëdha shfaqen kur udhëheqësit fiksohen pas një qasjeje të vetme ndaj konfliktit (si për shembull dominimi), ose kur strategjia e tyre kronike bien ndesh me kërkesat apo situatat që ndryshojnë. Edhe të qënurit dashamires me tepri gjatë konfliktit kundrejt vartësve, mund të dëmtojë autoritetin, shkaktojë rënie të moralit dhe të lë stafin konfuz e të pamotivuar. Sot popujt e Koresë së Veriut, Sirisë, Zimbabvesë dhe Ukrainës, për të përmendur disa, vazhdojnë të vuajnë prej sundimit të despotëve të kapur prej psikozës se pushtetit.

Forbes shkruante kohet e fundit se “Planeti mbetet i mbushur më diktatore, që janë në gjendje të errësojnë ditët e milionave, me një të ngritur të gishtit”. Tani bota ka nevojë për një brez të ri udhëheqësish të përshtatshëm, të rritur më një dietë të qëndrueshme integriteti, fleksibiliteti, aftësish dhe dhembshurie për nevojat dhe interesat e të tjerëve. Kur kjo bashkohet me qeverisje shtetërore dhe një komunitet ndërkombëtar në gjendje të ofrojnë kontrollet dhe ekuilibrat e nevojshëm për të frenuar çmendurinë e pushtetit, me siguri që bota do të behet një vend më i mire.

Për fat të keq, Putini, ashtu si shumë udhëheqës super-optimist, është mbërthyer në një vorbull dominimi; në një dinamikë të nxitur nga personaliteti i tij dhe nga kushtet socio-kulturore dhe politike ku ai aktualisht jeton. Dhe, i takon popullit rus dhe ukrainas, BE-së dhe pjesës tjetër të komunitetit ndërkombëtar që të kalojë përmes këtij episodi psikotik në një diete të qëndrueshme të realitetit (të dhënat mbi tendencat negative ekonomike, viktimat dhe anketat e opinionit), të veprimit korrekt dhe këmbëngulës. /Telegrafi/

Autori është doktor shkence, profesor i Psikologjise në Universitetin e Kolumbisë. Artikulli është shkruar në bashkëpunim me profesorin Robert Ferguson. Artikulli është botuar në Huffington Post, më 29 gusht 2014, me titullin “Mad with Power” (I çmendur për pushtet). Pjesë të shkrimit për herë të parë i ka përkthyer bota.al.