Të burgosurit torturohen me muzikë (Video)

Dokumentari i titulluar “Këngët e luftës” tregon se si punëtorët e burgut i detyrojnë talebanët dhe anëtarët e rrjetit Al Qaeda ta dëgjojnë pandërprerë versionin e modifikuar të temës së serialit të njohur për fëmijë, “Rruga Sesam”, në mënyrë që ata të tradhtojnë bashkëpunëtorët e tyre.
Të burgosurit kalojnë orë e madje ditë me kufje në veshë, nga të cilat arrin muzika e zëshme, e cila përsëritet pandërprerë.
Christopher Cerf, i cili e kompozuar temën e këtij seriali, ka thënë për “Al Jazeera” se është i shokuar nga fakti se muzika e tij që i dedikohet edukimit të fëmijëve, tashti përdoret si mjet torture.
"Reagimi im i parë ishte: ‘Kjo thjesht nuk është e mundur, është çmenduri, absurde’. Unë kurrë nuk e kam pëlqyer idenë e ‘thyerjes’ së burgosurve. Kjo është edhe më keq kur kam dëgjuar se muzika shkakton dhembje të gjata për shkak të së cilave ata janë të detyruar të flasin”, tha Cerf.
Atij i duket interesant fakti se si në Guantanamo “muzikën e kanë zvetënuar për t’i shërbyer së keqes”, prandaj i intereson se në cilën mënyrë është arritur kjo.
"Ideja për të torturuar të tjerët, për të ruajtur lirinë tonë, është shume ironike", tha ai.
Filmi flet se si një aktivist i luftës për të drejtat e njeriut ka thënë se të burgosurit në Guantanamo dhe në Kabul ndonjëherë janë torturuar me ditë të tëra me muzikë të zëshme.
Dokumentari shfaq një dokument të CIA-s i cili titullohet: "Udhëzues për metodat e hetimit”, në të cilat përshkruhet se sa gjatë duhet të lëshohet muzika.
Për torturë, siç shkruan në dokument, pos “Rrugës Sesam” përdoren edhe këngët e Britney Spears, Bruce Springsteen, Eminem, "Metallica", "AC / DC", "Nine Inch Nails"etj.
Baza kontroverse Guantnamo me vite të tëra është në qendër të vëmendjes së opinionit për shkak të sjelljes ndaj të burgosurve aty.
Më poshtë mund ta shihni listën e muzikës për torturë:
- "Baby One More Time" - Britney Spears
- "Killing In The Name" - "Rage Against The Machine"
- "Don't Gimme No Lip" - "Pearl Jam"
- "Somewhat Damaged" - "Nine Inch Nails"
- "Enter Sandman" - "Metallica"
- "Bodies" - "Drowning Pool"
- "Shoot to Thrill" - "AC/DC"
- "Hell's Bells" - "AC/DC"
- "I Love You" - "Barney & Friends"
- "Born in the USA" - Bruce Springsteen
- "Babylon" - David Gray
- "White America" - Eminem
- Tema nga “Rruga Sesam”. /Telegrafi/




















































