Site icon Telegrafi

Të burgosurit brazilianë bëjnë modë pas hekurave (Foto)

Burgu u ka ofruar të burgosurve një oborr ku ata të tregojnë veshjet e tyre të punuara me grep dhe të zbukuruara me ngjyra.

Dizenjatorët dhe krijuesit kane bërë një paradë rreth e përqark mureve të burgut ku kanë pozuar për njëri tjetrin veshjet e tyre.

Kjo shfaqje është pjesë e një projekti rehabilitimi për të burgosurit, dhe te burgosurat për ti mësuar ata të bëjnë punime me grep.

Ky program është krijuar para 3 vitesh nga Gustavo Silvestre.

Shumë prej te burgosurve janë të dënuar për vjedhje apo trafikim të lëndëve narkotike.

Nje prej tyre, ishte Felipe Santos da Silvali, tha per agjencine e lajmeve Agence France Press  “punimi me grep më ndihmoi për lënien e duhanit dhe përdorimin e drogës”.

41- vjecari Fidelison Borges, një tjetër i burgosur u shpreh se kjo ngjarje e kishte ndihmuar atë të kishte vetëbesim.

“Duke parë krijimin tim ndihesha krenar dhe akoma me shumë krenar për të ditur nëse njerëzit do t’i pëlqenin krijimet  e mia’ shtoi i burgosuri.

Exit mobile version