0Shares

Poezi nga: Emily Brontë
Përktheu: Maksim Rakipaj

Do të vi, kur të jesh brengosur,
Në terrin e dhomës krruspullosur,
Kur gazi të të jetë fashitur
Buzëqeshje’ gëzimit nemitur
Nga të ftohtët e mbrëmjes mbërdhitur.

Do të vi kur zemra të ma ndjejë
Që krejtësisht të zotëron
Me magjinë e saj të rrëmbejë
Çdo brengë dhe gjithçka të mundon
Dhe shpirtin sa më lart të ta ngrejë.

Mbaj vesh, se çasti tani po vjen,
Çasti, që padurim prisje ti:
Brenda shpirtit tënd a nuk po ndjen,
Një vërshim ndjenjash të çuditshme,
Që sjellin diçka të magjishme,
Lajmëtarët e mi?

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)