LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Do të krijohet task forcë për pastrimin e Kosovës

Haradinaj: Do të krijohet task forcë për pastrimin e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim pune me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ministrin e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, zëvendësministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Besim Demi, përfaqësuesin e Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka dhe koordinatorin e iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën”, Luan Hasanaj.

Sipas një njoftimi, me ta ai ka biseduar rreth parapërgatitjeve për aksionin e përgjithshëm që do të zhvillohet për pastrimin e Kosovës, iniciativë kjo e ndërmarrë nga kryeministri Haradinaj.

“Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se kjo iniciativë për pastrimin e Kosovës, duhet ta ketë vëmendjen e të gjitha institucioneve dhe të qytetarëve, pasi që edhe 19 vjet pas lufte ende nuk është ndërmarrë një aksion i përgjithshëm për ta bërë Kosovën më të bukur dhe më të pastër”.

“Kryeministri Haradinaj idenë për pastrimin e Kosovës e pat dhënë gjatë forumit të Nivelit të Lartë mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm, që i dedikohej mjedisit”, thuhet në njoftim.

“Gjendja e mjedisit në Kosovë nuk është e kënaqshme, prandaj është koha e fundit që t’i kushtojmë vëmendjen e duhur ambientit, të krijojmë hapësira të gjelbra dhe ta ruajmë natyrën”, citohet kryeministri Haradinaj.

Po sipas njoftimit, kryeministri Haradinaj tha se në Kosovë është filluar që të investohet në energji të ripërtëritshme dhe të pastër e cila do ta ruaj shëndetin e qytetarëve dhe ambientin nga ndotja, por se pastrimi gjeneral i Kosovës është nismë tejet e nevojshme dhe se tani është koha e fundit për të reaguar.

“Takimi i sotëm me përfaqësuesit e institucioneve është i pari, që do t’i paraprijë krijimit të një task force të përgjithshme dhe një plani operativ që do t’i përfshijë gjithë akterët institucional dhe përfaqësues nga organizatat jo-qeveritare për pastrimin gjeneral të Kosovës, i cili do të nis në vjeshtë për të vazhduar deri në fund të vitit”, përfundohet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori