Tardelli: Suarez ideal për Juventusin

Kampionët në fuqi dëshirojnë të shtojnë një emër të famshëm në skuadër gjatë verës dhe janë duke monitoruar situatën e lojtarëve si Alexis Sanchez (Barcelona) dhe Stevan Jovetic (Fiorentina).
Por, Tardelli beson se Suarez do të ishte një opsion më i mirë, edhe pse ka shtuar se nënshkrimi me uruguaianin do të ishte vështirë i realizueshëm.
“Është e qartë se një sulmues i cili shënon 20 gola në sezon do të ishte një shtesë e mirë për cilindo ekip. Megjithatë, lojtarët e mirë nuk janë të lirë”.
“Suarez do të ishte ideal për shkak të fuqisë, teknikës dhe qasjen e drejtpërdrejtë, por gjithmonë do të thosha se ai mund të jetë një çështje e komplikuar. Gonzalo Higuain mund të ishte një opsion më realist”, ka thënë Tardelli për Tuttosport. /Telegrafi/



































