LAJMI I FUNDIT:

Takohen Hoti dhe Gjini, të kënaqur me sukseset e nxënësve të Gjakovës në garat nacionale​

Takohen Hoti dhe Gjini, të kënaqur me sukseset e nxënësve të Gjakovës në garat nacionale​

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti sot u prit në takim nga kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, si dhe drejtori komunal i Arsimit, Bernard Frrokaj.

Në njoftimin e bërë për media nga Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, thuhet se në takim është diskutuar për organizimin e garave nacionale.

“Temë diskutimi ishte organizimi i garave në të gjitha nivelet në kreativitet kulturor dhe mendim kritik si dhe në dituri ku nxënësit e Gjakovës treguan rezultate shumë të mira”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Me këtë rast, koordinatori Hoti falënderoi kryetarin për angazhimin ndërsa tha që pret suksese të njëjta edhe në garat tjera që janë duke u mbajtur.

“Gjakova ka treguar edhe një herë përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj nxënësve. Ka treguar se këtu është arsimi mbi të gjitha dhe se kur bëhet fjalë për nxënësin, i gjithë mekanizmi vihet në funksion. Ju keni pasur shumë fitues të cilët janë duke marrë shpërblimet e tyre ashtu siç është premtuar. Gjakova prin me numrin e fituesve në nivelin republikan me gjithsej 67 fitues në të dyja garat e ky rezultat sigurisht se është sukses i komunës, DKA-së, shkollave, mësimdhënësve e prindërve”, tha Hoti.

Kryetari Gjini tha se garat në kuadër të Programit Nacional për Rininë do të vazhdojnë të organizohen me ritmin e njëjtë në komunën që udhëheq.

“Do ta mbështes dhe respektoj vendimin e Qeverisë për organizimin e garave dhe do të zbatoj atë që parashihet në vendim. Unë jam shumë i kënaqur me rezultatet dhe në këtë drejtim drejtoria e arsimit ka punuar shumë”, tha ai.

Ndryshe, në të dy garat e mbajtura në të gjitha nivelet nga komuna e Gjakovës janë shpallur 2 mijë e 776 fitues të cilët fitojnë shpërblime të ndryshme varësisht nivelit të garës.

Ndërkaq, sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, edhe këtë vit do të mbahen Garat Nacionale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik si dhe ato në Sport ku të gjithë nxënësit mund të marrin pjesë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori