LAJMI I FUNDIT:

Takimi Zaev-Mickoski i papranueshëm për ASH-në, BDI s’ndjehet pjesë e problemit

Takimi Zaev-Mickoski i papranueshëm për ASH-në, BDI s’ndjehet pjesë e problemit

Mosmarrëveshja mes pushtetit dhe opozitës për ligjin për Prokurorinë është e vetmja formë që të amnistohen krimet e së kaluarës, konsideron kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela. Ai madje dënon vendimin e kryeministrit Zoran Zaev që takimi të jetë pa shqiptarët, ndërsa shton se me ose pa epilog , takime të këtij formati pa shqiptarë janë dhe do të jenë të papranueshme për Aleancën për Shqiptarët.

“Simbolika e një takimi ekzlizivisht ndërmjet dy liderëve të partive maqedonase, për çështje që janë në interes të të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh përkatësive etnike që ato kanë, është pikërisht kjo, jepet simbolika, mesazhi që në ndërtimin e shtetit marrin pjesë vetëm maqedonasit, ndërsa partitë shqiptare do të jenë vetëm mbetje dhe bishta që duhet të shkojnë prapa vendimeve që ata sjellin. Ne si Aleancë për shqiptarët është e papranueshme diçka e tillë”, theksoi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.


Mospjesëmarrjen e partnerit qeverisës BDI në takim, zëdhënësi i integristëve e arsyetoi duke thënë se ata nuk janë pjesë e problemit.

“Ne si qeveri kemi qëndrim të dakorduar në lidhje me ligjin për Prokurorinë dhe ligjin e kemi sjellë bashkërisht në seancë të Qeverisë në të cilin janë inkorporuar edhe qëndrimet e BDI-së. Çështja e vetmet mbetet ajo e gjuhës që u ndërhy në Komisionin kuvendor përmes amendamentit dhe çështja e vendimeve me badenter gjatë zgjedhjes së drejtuesve të institucionit që duhet formuar”, deklaroi Bujar Osmani nga BDI./Telegrafi/