LAJMI I FUNDIT:

Tahiri thotë se 14 rastet e reja me coronavirus në Vushtrri janë rezultat i lëvizjeve të pakontrolluara gjatë festës së Fitër Bajramit

Tahiri thotë se 14 rastet e reja me coronavirus në Vushtrri janë rezultat i lëvizjeve të pakontrolluara gjatë festës së Fitër Bajramit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se sot janë konfirmuar edhe 27 raste të reja me coronavirus, ku 14 prej tyre janë nga Komuna e Vushtrrisë.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka thënë se rastet e reja janë raste kontakti, të ndërlidhura familjarisht që janë shkaktuar si rezultat i lëvizjeve gjatë festës së Fitër Bajramit, transmeton Telegrafi.


“Sot më 01 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë konfirmuar 14 raste me Covid19 nga Komuna e Vushtrrisë (sipas vendbanimit: 5 raste Ceceli, 4 raste Vushtrri, 4 raste Mihaliq dhe 1 rast Bajskë).  Të gjitha janë raste kontakti, të ndërlidhura familjarisht ose tërthorazi në mes veti dhe që janë shkaktuar kryesisht si rezultat i lëvizjeve të pakontrolluara gjatë festës që sapo e kaluam sepse nuk e kanë ditur që janë të infektuar me COVID”, ka shkruar ai në Facebook përcjell Telegrafi.

I pari i Vushtrrisë ka thënë se secili qytetar është përgjegjës për vetën dhe familjen e tij.

“Për ne dhe për ju kjo betejë është rraskapitëse, çdo hapje që kemi bërë në interes të mirëqenies së qytetarëve bartë edhe rrezikun me vete sepse virusi është ende në mesin tonë.
Mbyllja e qytetit sërish nuk është opsion. Situata për kundër numrit të rritur është e menaxhuashme. Secili qytetar është përgjegjës për vetën dhe familjen e tij.
Ju lutemi KUJDES. Ruajeni vetën e familjen tuaj dhe qytetin tonë nga coronavirus”.

Edhe 27 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Lexo po ashtu Edhe 27 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Tahiri ka pohuar  se të gjitha familjet e prekura janë në kujdes të Shtabit Emergjent Komunal dhe janë në vetizolim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori