LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Nga tetë rastet e reja me COVID-19 në Vushtrri, tre të prekur janë punëtorë shëndetësorë

Tahiri: Nga tetë rastet e reja me COVID-19 në Vushtrri, tre të prekur janë punëtorë shëndetësorë

Sonte në Vushtrri janë konfirmuar tetë raste të reja me coronavirus.

Kryetari Xhafer Tahiri në RTV Dukagjini thotë se të infektuarit e sotëm janë raste kontakti.

Ai thotë se pacienti që ka shkaktuar rastet është trajtuar ordinanca private dhe nuk është referuar me kohë në Klinikën Infektive.

“Pacienti ka frekuentuar së paku tri klinika private dhe asnjëra nga to nuk e ka referuar për testim për coronavirus, por në fund e ka referuar Qendra e Mjekësisë Familjare”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryetari i Vushtrrisë thotë se nga këta të infektuar tre prej tyre janë personel shëndetësorë.

“Dy nga të infektuarit janë punëtorë shëndetësorë të sektorit publik dhe njëri nga sektori privat”.

Tahiri thotë se personat që kanë dalë pozitiv me COVID-19 janë në vet izolim dhe janë nën monitorim të rreptë të policisë.

Ai ka thënë se mbyllja e qytetit apo fshatrave nuk është më opsion në këtë fazë.

I pari i Vushtrrisë ka treguar së tashmë në këtë komunë janë 31 raste aktive me coronavirus.

Tahiri u ka bërë thirrje qytetarëve të mos u afrohen personave që nuk kanë maska në mënyrë që të mos rrezikojnë infektimin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori