Argjentina Ramosaj

Argjentina Ramosaj

Këngëtarja Argjentina Ramosaj është e lindur më 21 maj të vitit 1990, në Gjakovë.

Dashura për muzikën vjen nga familja, kjo pasi ajo është mbesa e këngëtares së njohur, Albërie Hadërgjonaj.

Argjentina u rrit në Holandë së bashku me familjen e saj, ndërsa vendos të kthehet në Prishtinë në vitin 2010, për të vazhduar karrierën e saj si këngëtare.

Po në këtë vit, ajo prezantohet në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Engujt qajnë”, ku shpërblehet me çmimin Magjia e parë”.

Viti 2011 është ndër më të rëndësishmit në karrierën e këngëtares, pasi po në këtë vit ajo publikon këngën “Perfekt”, e cila kthehet në hit dhe i siguron asaj çmimin “Best Female Video” në festivalin “VideoFesti Muzikor”.

Disa nga këngët e saj më të suksesshme janë: “Engjujt qajnë”, “Shpirt i mbytur”, “Si shiu”, “Perfekt”, “Jeta vazhdon”, “Pse” etj.

Në vitin 2014 ajo i jep fund beqarisë duke u martuar me Dukagjin Fetahun, martesë nga e cila vjen në jetë edhe fëmija i tyre i parë – djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Noah.

“Nuk e di, nëse ka diçka që nuk dini rreth meje. Argjentina është kjo që shihni dhe kjo që duket. “Mos u pendo për asgjë” është thënia ime e jetës”, ka treguar këngëtarja Ramosaj në një intervistë për Telegrafin, në vitin 2018.

81 Artikuj