Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës, ka qenë titullar për skuadrën e tij Hannover 96, në ndeshjen miqësore përballë Monacos.

Ylli i Kosovës ka luajtur në pjesën e parë në ndeshjen që triumfoi skuadra gjermane me rezultat minimal 1-0.


Sulmuesi i talentuar nuk arriti të shënoj gol në këtë takim por u lavdërua për atë se çfarë tregoi në fushë nga mediat gjermane, transmeton Telegrafi.

Gjilanasi kishte edhe një rast të mirë shënimi, kur goditja e tij nga rreth 20 metra shkoi mbi portën e portierit mysafir, ndodhi kjo në minutën e 35-të.

Sylejmani ishte i huazuar vitin e kaluar në Union Berlin, por tani është kthyer në Hannover ku pritet të ketë një rol të rëndësishëm në klub në edicionin e ri në Bundesligë. /Telegrafi/
 

telegrafi sport app