Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se sjellja e trupave të pajetë të dhjetë bashkatdhetarëve tanë që humbën jetën në një aksident trafiku në Kroaci do të bëhet të mërkurën në mëngjes.
Ai në një konferencë për media në orët e vona të së martës në Aeroportin e Prishtinës tha se trupat e pajetë janë në ardhje e sipër në Kosovë dhe se arritja e tyre pritet në orët mëngjesit të së mërkurës.
“Po ashtu, pas të gjitha procedurave formale për transportimin e dhjetë viktimave kanë përfunduar dhe trupat e tyre janë duke ardhur në Kosovë dhe ne besojmë që herët në mëngjes do të mbërrijnë këtu… Besoj në orët e hershme të mëngjesit do të arrijnë në Prishtinë dhe pastaj do të dërgohen në familjet e tyre. Ju e dini që kemi një rast ku nënë e bijë kanë vdekur, do të thotë të gjithë do të përcillen në familjet e tyre për varrim”, tha Sveçla.
Ai aksidentin e së dielës e ka quajtur një moment të rëndë për të gjithë popullin e Kosovës, derisa ka falënderuar shtetin kroat për ndihmën e pakursyer që t’iu dalin në ndihmë të lënduarve.
“Në këtë rast besoj se të gjithë duhet të shprehim mirënjohje dhe falënderime për këtë ndihmë të shtetit të Kroacisë që na ka ofruar. Ne jemi të bindur se po të mungonte ndihma e tyre apo të vonohej, numri i viktimave do të ishte më i lartë, prandaj në vazhdimësi iu kemi shpreh falënderimin tonë…”, tha Sveçla.
Për gjendjen shëndetësore të të lënduarve, ka folur ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.
“28 veta tanimë janë liruar nga spitali dhe 15 të tjerë vazhdojnë trajtimin në spitalin e Slavonski Brodit. Njëri nga pacientët është transferuar në spitalin e Zagrebit, por gjendja e saj është stabile dhe në vizitën që sot ne i bëmë me Sveçlën, gjendja e pacientes është stabile dhe duhen edhe disa ditë derisa të rikuperohen. 15 bashkatdhetarët në spitalin në Slavonski Brod janë në gjendje stabile, ndërsa dy të tjerë janë në kujdes intensiv, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, ndërsa tjetri në gjendje jashtë rrezikut për jetë. Katër nga bashkudhëtarët kanë shkuar për shërim në Gjermani, ndërsa 6 të tjerë pritet të lirohen në ditët në vijim. Kanë lëndime të lehta dhe autoritetet në Slavonski Brod kanë parë të arsyeshme që të lirohen deri të enjten ose të premten nga ky spital, ndërsa 9 veta do të vazhdojnë trajtimin dhe kur të jenë të gatshëm për transport, në koordinim me autoritetet kroate do të shohim nëse dëshirojnë të vijnë në Kosovë, apo të vazhdojnë në Gjermani për trajtim të mëtejmë. Shumica e të lënduarve janë lëndime poli-trauma, me fraktura të gjymtyrëve, por edhe të brinjëve në disa raste”, ka thënë Vitia.
Sa i përket gjykimit të shoferit të arrestuar ndaj të cilit është shpallur një muaj paraburgim nga autoritetet kroate, ministri Sveçla tha se do të shikohen të gjitha mundësitë që shoferi të kthehet në Kosovë në mënyrë që të përgjigjet para institucioneve të drejtësisë.
“Ne jemi në kontakt me autoritetet kroate dhe do të shohim të gjitha mundësitë që shoferi të sillet në Kosovë. Ne nuk kemi marrëveshje ekstradimi me Kroacinë, por do të shohim për një marrëveshje të veçantë, nuk mund të premtoj asgjë. Por janë çështje gjyqësore dhe ne jemi bindur të zbatojmë ligjet e shtetit kroat dhe të shikojmë mundësitë që të transferohet në Kosovë dhe pastaj të përgjigjet para institucioneve të Kosovës”, ka thënë Sveçla.
Ndryshe, e diela e 25 korrikut ishte një ditë tragjike për të gjithë Kosovën pasi në një aksident trafiku në Kroaci humbën jetën dhjetë bashkatdhetarë tanë që ishin duke u kthyer në vendlindje. Në autobus ishin 69 pasagjerë, përfshirë dy shoferët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Blerina Bala vendoset në drejtimin e Bashkisë së Himarës
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale
Gashi dhe Tahiri lëshojnë mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, fajësojnë LVV-në për bllokim të punës së komisionit për hetime të rezervave shtetërore
Lajçak me post të ri nga shtatori
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia