Ish-shefi i Inspektoriatit në Komunën e Prishtinës, Xhelal Sveçla ka thënë se ka qenë i pranishëm në momentin kur Xhemile Dehari e Avni Dehari kanë refuzuar që ta pranojnë telegramin e ngushëllimit të Hashim Thaçit, me rastin e vdekjes së djalit të tyre, Astritit.
“E vërtetë. Pata fatin ta dëgjoj dhe jetoj qëndrimin që rrezatoi dinjitet dhe vendosmëri të dy prindërve të Astritit. Isha aty kur u thanë këto fjalë që do t’i regjistrojë historia”, ka shkruar Sveçla në Facebook
Portali Periskopi, nga burime të afërta me familjen Dehari raportoi se telegrami i ngushëllimit nga presidenti u refuzua nga familja Dehari, përkatësisht nëna e Astritit, Xhemilja.
“Thuaj Hashim Thaçit, pushkën me të cilën ma keni vra djalin, kthema se më duhet!”, ka qenë përgjigja e Xhemile Deharit për Hashim Thaçin.