Duke reaguar ndaj arrestimit të Yllit, me të cilin dikur ishin bashkëpunëtorë në partinë reformiste Ora dhe më pas në ‘Klubin për Politikë të Jashtme’, Surroi ka thënë se zaptuesit e shtetit kështu përfundojnë zakonisht, duke u munduar ta zaptojnë qytetarin.

“Ylli Hoxha, i zgjedhuri i qytetarëve të Prishtinës, zaptohet në mënyrë spektakulare në qytetin e tij. Zaptuesit e shtetit kështu përfundojnë zakonisht, duke u munduar ta zaptojnë qytetarin” (sic), ka shkruar Surroi në Facebook. /Telegrafi/