Site icon Telegrafi

Superliga me gjashtë skuadra?

“Zëri” mëson se jo të gjitha klubet kanë arritur ta paguajnë shumën e parave për licencim për edicionin 2015/16, prandaj Federata e Basketbollit të Kosovës do të jetë e detyruar ta reduktojë elitën e basketbollit nga tetë në gjashtë skuadra.

Në fakt, Bordi i FBK-së e ka shtyrë afatin deri sot në ora 15:00, pasi klubet nuk i paguan obligimet për licencim sipas afatit të paraparë, në fillim të kësaj jave.

Andaj, gazeta mëson se as tash, klubet s’kanë arritur t’i përmbushin kushtet për licencim dhe kjo mund ta detyrojë shtëpinë e basketbollit kosovar që ta ndryshojë formatin e Superligës, e cila mund t’i ketë vetëm gjashtë skuadra në edicionin e ri. 

Exit mobile version