Verdhezinjtë kanë triumfuar në ndeshjen e Superkupës ndaj Prishtinës me rezultat të ngushtë 76-71.
Qysh nga fillimi i ndeshjes deri në fund, pejanët patën epërsi të lehtë dhe në fund ata triumfuan falë edhe mbështetjes së madhe të tifozëve vendas ‘Shqiponjat’, që ishin në një numër të madhë të pranishëm në sallë.
Rezultati pas 20 minutave të kaluara ishte në të mirë të Prishtinës 30 me 33, por në fund pejanët u rikthyen në lojë.
Më meritori për këtë fitore të Pejës ishte Kevin Burwell, i cili shënoi 11 pikë. /Telegrafi/