Edhe një risi në futbollin spanjoll do të ndodh gjatë këtij viti kalendarik.
Luis Rubiales njoftoi sot krijimin e një modeli të ri për Supercopa, me një format të tillë që ekziston në basketboll.
Federata Spanjolle e Futbollit ka hedhur idenë që brenda një viti të organizohet një “final-four” i futbollit si në stilin e basketbollit.
Dy klubet e para La Ligës si dhe dy finalistët e Copa del Rey do të përballeshin me njëri-tjetrin në një formë gjysmëfinale dhe finale.
Edicioni i parë në këtë format do të mbahet këtë vit, pasi të miratohet në Kuvend. Do të jenë tri ndeshje, dy gjysmëfinale si dhe një finale, pa takim për vendin e tretë dhe të katërt.
Kjo Supercopa e re do të luhet javën para fillimit të Ligës dhe do të luhet vetëm në një stadium brenda dy apo tre ditëve.
Ndryshe, kampioni i ligës elitare spanjolle si dhe Kupës aktualisht është Barcelona. /Telegrafi/