Superkupa e Kosovës në basketboll do të mbahet në Prishtinë.
Ka qenë Federata e Basketbollit të Kosovës që ka njoftuar se Superkupa e Kosovës në basketboll do të mbahet në kryeqytet nga datat 7 deri më 11 dhjetor të këtij viti.
Njoftimi i plotë nga FBK:
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 21.11.2022 e ka shqyrtuar ofertën e KB Sigal Prishtina për organizimin e Superkupës së Kosovës në datat 07-11 Dhjetor 2022 në Prishtinë dhe njëherësh e ka miratuar këtë ofertë, si dhe e ka udhëzuar KB Sigal Prishtina që të fillojë përgatitjet për këtë event madhështor, konform Udhëzuesit për Organizimin e Superkupës së Kosovës.
Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.
Në emër të Bordit të FBK-së,
Arben FETAHU
Kryetar
Federata e Basketbollit e Kosovës /Telegrafi/