Site icon Telegrafi

Sulmuesi i Gjilanit paralajmëron Feronikelin

“Dihet që jemi të hendikepuar pasi që në këtë ndeshje do të mungojnë 4 futbollistë, për arsye se në lojën e kaluar kundër Hajvalisë janë ndëshkuar me karton të kuq 3 lojtarë, kurse me Drenicën para asaj ndeshje është ndëshkuar një futbollist tjetër. Besoj që Gjilani ka fond të mjaftueshëm të lojtarëve që të përballet kundër Feronikelit, po ashtu e kemi edhe përkrahjen e tifozëve. Luajmë në shtëpinë tonë, ku besoj fuqishëm se pikët do të mbesin në Gjilan”, ka deklaruar Gashi për Gazetën Tribuna.

Gjilani në katër ndeshjet e deritanishme, ka tri fitore dhe një humbje dhe me 9 pikë, zë pozitën e tretë.

Në anën tjetër, Feronikeli renditet i pari me 12 pikë, pas katër fitore radhazi.

Ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Feronikelit do të luhet sot prej orës 16:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan
 

Exit mobile version