LAJMI I FUNDIT:

Sulmon dy kalimtarë rasti, polici qëllon për vdekje qenin në qendër të qytetit (Video, +18)

Sulmon dy kalimtarë rasti, polici qëllon për vdekje qenin në qendër të qytetit (Video, +18)

Një zyrtar policor e ka goditur me shkop për vdekje një qen në prezencë të kalimtarëve të rastit, pasi disa orë më herët kishte sulmuar dy kalimtarë.

Emri i policit nuk është zbuluar, por besohet se ai kishte përdorur një shkop druri për ta mbytur qenin gjatë një “beteje” tri orëshe, derisa kalimtarët e rastit iknin të tmerruar nga ajo që shihnin, transmeton Telegrafi.

Qeni ishte lidhur në një rrethojë mbrojtëse në mes të rrugës, kur polici iu afrua me shkop dhe filloi ta godasë derisa ngordhi.


Autoritet në Changsha në provincën kineze Hunan kanë bërë të ditur se nuk kishin pasur pajisje adekuate për “neutralizimin” e qenit, duke pranuar se polici nuk e ka përdorur armën zyrtare nga frika se plumbi mund të bëjë rikoshet dhe të lëndojë ndonjë kalimtar rasti.

Ndërkaq ende nuk dihet se kush është pronari i qenit që u godit për vdekje nga polici kinez. /Telegrafi/