Një person është arrestuar dje në Viti pasi që i njëjti ka sulmuar dhe kanosur bashkëshorten dhe katër fëmijët e tyre.
Siç njofton Policia, viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QMF-Viti, ndërsa njësitet policore gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar një revole të tipit Ekol-Special 99 dhe një karikator të zbrazur.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.