Raportohet se pasditen e së shtunës në Ferizaj, viktima femër ka njoftuar policinë se është sulmuar seksualisht nga një person i dyshuar.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Nuk raportohet për të arrestuar lidhur me këtë rast. /Telegrafi/