LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet një polic në Gjilan, shkak shqiptimi i gjobës në trafik

Sulmohet një polic në Gjilan, shkak shqiptimi i gjobës në trafik
Foto: Arkiv

Një person është arrestuar pasi pas shqiptimit të një gjobe në trafik ka sulmuar fizikisht një zyrtarë policor.

Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 18:30 në rrugën “Zija Shemsiu”, në Gjilan.


Sipas raportit, zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuari dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti pas shqiptimit të një gjobe në trafik ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor i cili si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/