Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë është sulmuar fizikisht një punëtor teknik.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 23:00, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare e kishte sulmuar fizikisht në vendin e punës viktimën mashkull kosovar (punëtor teknik)”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se i dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit, dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/